Lifestyle

Studimi gjen se simptomat e COVID-19 zgjasin deri në gjashtë muaj

Studimi gjen se simptomat e COVID-19 zgjasin deri në gjashtë muaj
 

Simptomat e COVID-19 mund të zgjasin deri në gjashtë muaj, sipas një hulumtimi të publikuar në revistën “The Lancet”, që është marrë me rastet e pacientëve të parë me sëmundjen.

Studimi u fokusua në 1733 persona që ishin hospitalizuar në Wuhan të Kinës – që konsiderohet burimi i koronavirusit – nga janari i shkuar deri në maj. Shumica e tyre ishin hospitalizuar madje edhe në kohën kur sëmundja s’kishte emër.