Lifestyle

Shkencëtarët të sigurt: Qentë mund të ndihmojnë në shërimin e autizmit te fëmijët

Hulumtuesit zbulojnë përse çdo fëmijë, posaçërisht ai i cili vuan nga autizmi, duhet të ketë qen në shtëpi.

Shkencëtarët suedezë kanë publikuar, transmeton BW, që lidhja ndërmjet qenit dhe fëmijës do të mund të shërbejë si terapi në shërimin e çrregullimeve të rënda, si autizmi dhe disa çrregullime psikike.

Prof. Per Jensen, thotë “Oksitocina është ndërmjetëse e jashtëzakonshme në lidhjen midis qenit dhe njeriut. Njerëzit të cilët kanë kontakt fizik me qenin e vet kanë nivel të lartë oksitocine, e cila ruhet gjatë gjithë komunikimit ndërmjet kafshës dhe njeriut, ndërkaq ky hormon është i rëndësishëm në luftën kundër stresit”.

Oksitocina është kimikat i njohur si “hormon i dashurisë”, të cilin e tajitin qentë dhe njerëzit, është e njohur që forcon lidhjen shoqërore ndërmjet njerëzve dhe kafshëve.

Kanakarët shtëpiakë kanë rol pozitiv në zhvillimin psiko-fizik dhe socio-emocional të fëmijëve.

Posaçërisht janë të dobishëm për fëmijët me autizëm, me vështirësi në mësim dhe për fëmijët hiperaktivë apo agresivë.

Fëmijët me autizëm përdorin kryesisht komunikim jo verbal, ashtu si kafshët shtëpiake, kështu që kontakti me ta mund ta ndihmojë një fëmijë shumë në ndërveprimin më të mirë me njerëzit.

Për fëmijët me aftësi të kufizuara në të mësuar, mund të jenë një ilaç i shkëlqyeshëm për stresin që kalon për shkak të frustrimit.

Gjithashtu, përkëdhelja e një qeni mund të qetësojë fëmijët hiperaktivë ose agresivë, siç tregojnë shumë studime.