Lifestyle

Dobitë nga uji i ngrohtë me limon për shëndetin

Fillimi i ditës me një filxhan ujë të ngrohtë me gjysmë kokërr lëng limoni është një metodë e thjeshtë dhe efektive për të rifituar mirëqenien dhe shëndetin, pasi limoni nuk është thjesht një ushqim, por një ilaç natyral i vërtetë, shkruhet në faqen e internetit cure-naturali.it.

Në limon, lëngu përbën rreth 30% të peshës së tij, përmban nga 6 deri në 8% të acidit citrik, citrateve të kalciumit dhe kaliumit, kripëra minerale dhe elementë gjurmë si hekuri, fosfori, mangani, bakri, sasi të mëdha të vitaminës B1, B2 dhe B3, karoten, vitaminës A, vitaminës C (deri në 50 mg/100 g lëng) dhe vitaminës P.

Limoni është baktervrasës, antiseptik, antitoksik; aktivizues i qelizave të bardha të gjakut në mbrojtje organike, freskuese, tonik i sistemit nervor dhe simpatik, diuretik, antireumatik, antisklerotik, antiskorbutik, hollues gjaku dhe antipruritik i shkëlqyeshëm kundër kafshimeve të insekteve.

Prandaj përdorimi i limonit rekomandohet në raste gripi, sëmundjesh infektive, anemie, nauzeje, reumatizëm, humbje oreksi, bronkit, arteriosklerozë, tretje të vështira, dështim të mëlçisë, diabet dhe gurë në veshka.

Për të shijuar plotësisht vetitë e limonit dhe për të përmirësuar shëndetin tonë, ne mund të adoptojmë një praktikë të thjeshtë, e cila konsiston në pirjen e një gote me ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes sapo zgjohemi dhe me stomakun bosh.

Sidoqoftë, vetitë më të rëndësishme mbeten:

1. Forcimi i sistemit imunitar

2. Bilancimi i pH

3. Lehtësimi i humbjes së peshës

4. Ndihma ndaj tretjes

5. Pastrimi i lëkurës

6. Detoksifikimi i trupit.