Lifestyle

Stresi ndikon tek kujtesa dhe shëndeti mendor

Stresi i vazhdueshëm ka një efekt të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Po cili është efekti i tij tek truri?

Stresi, veçanërisht nëse është i vazhdueshëm, le shumë gjurmë në mendjen dhe trupin tonë.

Ai na bën të ndihemi të acaruar dhe vazhdimisht të lodhur, dhe ndikon në aftësinë tonë për t’u përqendruar në aktivitetet e ditës.

Stresi kronik mund të ndikojë edhe në pagjumësi, në humbje të oreksit dhe energjisë. Por gjithashtu ai ndikon edhe në përkeqësim të shëndetit tuaj.

Këtu përfshihen diabeti, sëmundjet e zemrës dhe probleme me stomakun.

Një studim i fundit i Medical Neës Today, zbuloi se edhe nivele sado të ulëta të stresit rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme kronike.

Çfarë ndikimi ka stresi te truri

Hormoni i stresit ndikon negativisht në memorie

Në studimin e përmendur, studiuesit analizuan persona të moshës rreth 40-49 vjeç pa shenja të dementias, apo humbjes së memories.

Studiuesit i bën një test psikologjik pjesëmarrësve. Ata studiuan aftësitë e memories dhe të të menduarit te këta pjesëmarrës.

Ky test iu bë përsëri këtyre personave pas 8 vjetësh.

Në analizën e gjakut mjekët panë nivelet e kortizolit, hormonit përgjegjës të stresit.

Studjuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit në gjak kishin një kujtesë me të dobët se personat me nivel të ulët ose normal të tij.

Është e rëndësishme të gjeni mënyra për reduktimin e stresit

Studiuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit kishin një masë më të vogël volumi të trurit.

Studiuesit theksuan se është shumë e rëndësishme të gjeni mënyra për të reduktuar stresin. Të flini në orare të rregullta, të kryeni aktivitet fizik sado të vogël, të merrni kohë për veten dhe të qetësoheni.

Nëse vëreni shqetësime duhet të kryeni analiza për matjen e kortizolit. Po ashtu të merrni mjekimet e duhura për uljen e nivelit të tij, nëse është e nevojshme.

Stresi në jetën e përditshme është një ndjesi sikur jeni gjithmonë të mbingarkuar dhe bëni shumë përpjekje për t’ia dalë mbanë të gjithave.

Puna, paratë, marrëdhëniet ose situata të ndryshme, dhe gjithçka që ka të bëjë me sfidat e jetës shkakton stres.

Stresi i vazhdueshëm shkakton shumë probleme për shëndetin mendor por edhe për organizmin tuaj/agroweb/