Lifestyle

Njihuni me mënyrat e duhura të pastrimit të veshëve

Mbajtja e higjienës së trupit është gjëja më e rëndësishme për njeriun. Në këtë mes sigurisht që futet edhe pastrimi i veshëve.

Mirëpo, pastrimi i tyre duhet të bëhet në formë të rregull, në mënyrë që të mos ketë probleme anësore.

Në pikat në vazhdim janë të renditura disa nga format sesi duhet dhe nuk duhet pastruar veshët.

Qëndrimi shtrirë në njërën anë për disa minuta.

Anoni kokën, mbani veshin poshtë dhe qëndroni disa minuta në atë formë.

Kjo mënyrë do bëjë që kanali i veshit të hapet dhe papastërtia e veshit të rrjedh ngadalë poshtë. Është forma më natyrale e pastrimit.

Përdorimi i një lecke të pastër, të lagur alkool

Përdormi i leckës së lagur do ndikojë në pastrimin dhe dezinfektimin e zonës së veshit. Fërkimi i veshit me të në mënyrë të ngadaltë dhe rrethore do bëjë pastrimin e rregullt të veshit. Mirëpo duhet pasur kujdes që të mos tentohet që lecka të futet thellë në vesh pasi që mund të shkaktojë dëmtime.

Përdorimi i pikave të veshit

Vajërat në formë të pikave medicinale mundëson pastrimin e veshit. Kjo duke e zbutur dyllin në vesh dhe rrjedhja e tij mund të lehtësohet. Vendosni me kujdes dy-tri pika në njërin vesh, qëndroni për disa minuta në pozitë të shtrirë dhe pas disa minutash do ketë rezultate efikase. Më pas, me një leckë të butë, pastroni veshin.

Çka nuk duhet bërë?

Pastrimi i veshëve në forma të parregullta apo jo të duhura mund të shkaktojë dëmtim apo lëndim të kanalit të dëgjimit.

Përdorimi i sendeve të forta, goditja e veshit apo futja e leckës brenda në vesh dhe mbajtja e gjatë, mund të shkaktojë irritim dhe bllokim të dëgjimit.

Këto janë disa nga format e pastrimit në kushte shtëpiake. Sigurisht se pastrimi i tyre në mënyrë profesionale bëhet vetëm tek specialistët mjekësorë.