Lifestyle

Nëse vini nën kontroll kolesterolin, keni vënë nën kontroll sëmundjet e zemrës

Duhen bërë lëvizjet e duhura për të kontrolluar sëmundjet kardiovaskulare, të cilat prekin 5,5 milionë persona çdo vit në Itali, thënë ndryshe pak më pak se një në 10 italianë.

Ky është qëllimi i fushatës sensibilizuese “Zemra mbështetet tek ju – Bëni lëvizjen e duhur” promovuar nga Fondacioni Italian i Zemrës që synon njerëzit tashmë që vuajnë nga ataku kardiak, ishemia dhe goditja në tru.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i shtrimit në spital në Itali dhe janë ende shkaku kryesor i vdekjeve duke zënë gati 36% të të gjitha vdekjeve.

Për këtë arsye, paralajmërimi i mjeshtrit të shahut, Al Horowitz, i cili thotë se “një lëvizje e keqe mund të prishë dyzet të tilla të luajtura mirë” vlen edhe për ata që duhet të mbajnë nën kontroll evolucionin e sëmundjes kardiovaskulare duke monitoruar faktorët kryesorë të rrezikut, kryesisht kolesterolin e keq.

Kjo është shumë e rëndësishme sidomos gjatë pandemisë Covid-19, që i bën vizitat dhe kontrollet më të vështira.

“Kjo është një urgjencë brenda një emergjence”, komenton Emanuela Folco, presidente e Fondacionit Italian për Zemrën.

“Pas trajtimit në spital, është thelbësore që pacienti të ndërgjegjësohet se gjendja e tij ka ndryshuar. Pasi të jetë në shtëpi, ai do të duhet të jetë në gjendje të jetojë me një sëmundje kronike që kërkon terapi të vazhdueshme dhe vëmendje të stilit të jetesës”, thekson ajo.

Për këtë qëllim, njerëzit me rrezik kardiovaskular mund të mësojnë përmendësh zakone të mira për të mbajtur nën kontroll kolesterolin.

“Si një kompani e angazhuar në kërkimin e trajtimeve të gjeneratës së fundit për sëmundjet kardiovaskulare, ne e dimë se si, për ata që kanë pasur një atak kardiak, vetëm terapia nuk është e mjaftueshme. Bëjeni të vetëdijshëm pacientin për gjendjen e tij të re, njihni simptomat dhe faktorët e rrezikut për t’i mbajtur nën kontroll”, thotë nga ana e saj, Maria Luce Vegna, shefe e ”Amgen Italia”./ANSA