Lifestyle

Si të dalloni shenjat paralajmëruese të gurëve në veshka

Si të dalloni shenjat paralajmëruese të gurëve në veshka
 

Gurët në veshka prekin rreth 10% të popullsisë në botë. Në Shqipëri shifrat janë edhe më të larta dhe problemi është më i përhapur pasi rastet janë duke u shtuar. Shfaqja e gurëve është më e zakonshme tek meshkujt midis moshës 30 dhe 40 vjeç.

Shqetësimi që sjellin gurët në veshka është një situatë e dhimbshme që mund të zgjasë me javë të tëra. Gurët formohen kur nivelet e larta të kalciumit, natriumit, acidit urik, ose substanca të tjera që formojnë kristale, krijohen deri në nivele që trupi nuk mund t’i eliminojë siç duhet.