Në shikim të parë, asgjë nuk duket e jashtëzakonshme krahasuar me emisionet e tjera të talenteve muzikore, fort të pëlqyera në Kinë, por “Dimension nOva” është krejt ndryshe – kësaj here, krejt konkurrentët janë virtualë.
Ky lloj emisioni, që është bërë fort i famshëm në platformën online iQIYI, ka tre yje të njohura në juri që shpresojnë se do ta nxjerrin yllin e madh të radhës.
Megjithëse koncepti është i njohur, ekzekutimi nuk ngjason me asgjë të deritanishme.
Super version
Konkurrentët dalin në skenën e sallës së madhe, dhe këndojnë para panelit në kohë reale. Por garuesit nuk janë njerëz të vërtetë, por krijesa digjitale, që duken sikurse figurat e animuara japoneze.
iQIYI njihet më së shumti për emisionet e ngjashme për zbulimin e talenteve, sikur The Rap of Chinae, por trashmë ka nisur me eksplorimin e formave më moderne televizive të transmetimit.
Në mesin e 31 garuesve janë edhe tre prej tyre që ngjasojnë për nga veshja me dhelpra me bisht të gjatë, në kërkim të vëmendjes së madhe të jurisë.
“Duket si kalimi në një video-lojë”, ka thënë Angelababy, një prej anëtarëve të jurisë së emisionit në episodin e parë. Modelistja e kthyer në aktore ka popullaritet të madh në Kinë. Imazhi i saj dominon nëpër billbordet e vendit.
Gjithçka nisi në Japoni
Yjet virtuale, megjithatë, nuk janë diçka e re.
Në Japoni, Hatsdune Miku, ka fituar një numër të madh adhuruesish me debutimin e saj më 2007, pavarësisht se ishte figura e parë virtuale. Me zërin e saj, ajo ia kishte dalë të merrte pjesë në koncerte, duke performuar edhe në emisionin “Late Show With David Lettermanin”.
Në “Instagram”, Lil Miquela ka më shumë se 2.8 milionë ndjekës.
Emisionet e zbulimit të talenteve janë kthyer në programet më të ndjekura në Kinë, me shou të stilit perëndimor, sikurse “The Voice of China” që ia ka dalë të rrokë vëmendje të madhe në mesin e audiencës kineze.
Më 2018, Jessie J nga Britania e Madhe ia kishte dalë të garonte në njërin prej emisioneve dhe fitoi shoun kinez “Singer”, duke ngritur numrin e fansave edhe në vendin me popullsi të madhe prej më shumë se një miliard banorësh.
Sfidat teknike
Por viteve të fundit, këto emisione talentesh janë kthyer në formula të marra nga formatet japoneze dhe jugkoreane.
Emisionet si “Produce 101” dhe “Youth With You”, që janë të popullarizuara në mesin e rinisë kineze, “ndjekin sistemin trajnues të përdorura për idhujt koreanë”, shpjegon Ina Yang, nikoqire e një emisioni të njohur kinez për zbulimin e talenteve në muzikë. Ajo thotë se pop kultura ka nisur të ndikojë me të madhe në mesin e të rinjve të shtetit komunist të Azisë.
“E kemi nisur nga zeroja me ‘Dimension Nova’, sepse emisionet e tilla me idhuj virtualë asnjëherë nuk ishin provuar më parë në Kinë”, ka deklaruar producenti ekzekutiv, Liu Jiachao.
Ai thotë se teknologjia e “realitetit virtual” përfshin edhe kërkesa të provuara. “Kjo është arsye pse ne kemi nisur vetëm me 31 konkurrentë”, ka deklaruar ai.
Producentët e emisionit po mundohen t’ua dëshmojnë shikuesve se teknologjia prapa skenave dhe prerjet me ndërhyrje krijojnë perspektiva të papara deri tani. Krejt kjo po mundësohet prej programeve të avancuara kompjuterike.
“Ideja fillestare na u shfaq në shtatorin e vitit të kaluar, kur pamë karakterin e lojërave, të ‘League of Legend’, Akali, duke performuar si idol virtual”, ka treguar Li.