Lifestyle

Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhembjeve reumatike

Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhembjeve reumatike

Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente. Ilaçi që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efikas në qetësimin e dhembjeve reumatike dhe dhembjeve të tjera. Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhembjeve, sepse nxit qarkullimin e gjakut, transmeton Sot.

Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Lajini specat dhe pritini në copa të vogla. Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër. Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape.