Lifestyle

BE-ja pajtohet për një shpërndarje korrekte të vaksinës për COVID-19, kur ajo të jetë në dispozicion

BE-ja pajtohet për një shpërndarje korrekte të vaksinës për COVID-19, kur ajo të jetë në dispozicion

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar sot për një shpërndarje korrekte të vaksinës kundër koronavirusit mes shteteve të BE-së, kur vaksina të jetë në dispozicion, raporton agjencia Reuters.

“Ne jemi pajtuar, është përsëritur edhe në video-konferencën, për të garantuar një shpërndarje korrekte mes shteteve anëtare në rastet e kontratave të nënshkruara nga Komisioni dhe atyre që shpresojmë të nënshkruhen në javët në vijim”, ka thënë kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel.