Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, deklaroi kohët e fundit se shifrat e rasteve të reja me koronavirus janë më të larta në Mbretërinë e Bashkuar sesa në Gjermani apo Itali, pasi britanikët e duan më shumë lirinë, dhe e kanë më të vështirë të respektojnë masat kufizuese, shkruan "The Conversation".
Nuk është befasi
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është e habitshme që kjo pikëpamje ka shkaktuar shumë debate dhe kritika. Disa kanë argumentuar se Gjermania dhe Italia e duan lirinë po aq sa Britania e Madhe. Të tjerët sugjerojnë se ndryshimi ka të bëjë me cilësinë e sistemeve të testimit dhe gjurmimit që aplikojnë këto vende. Nuk ka asnjë provë të fortë se Boris Johnson e kishte gabim, por përtej Atlantikut, ekonomisti amerikan Paul Krugman ka sugjeruar diçka të ngjashme. Reagimi i dobët i SHBA-së ndaj pandemisë, thotë ai, është përgjegjësi e politikanëve dhe politikave, që kanë dështuar t’i bindin njerëzit të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme në këtë situatë. Sipas tij, dashuria e lirisë është justifikimi për “kultin amerikan të egoizmit”. Ndërsa ne nuk mund të përcaktojmë dot 100 për qind arsyet që qëndrojnë pas shifrave të larta me Covid-19 në Britani dhe Amerikë, është interesante të shohësh kryeministrin britanik dhe një laureat të Çmimit Nobel që japin argumente të ngjashme. Po sa të besueshme janë pretendimet e tyre? Fuqia e individualizmit “Dashuria ndaj lirisë” është e vështirë të matet, por ajo lidhet me konceptin e individualizmit. Ky tipar kulturor e thekson lirinë personale dhe kremton suksesin individual. E kundërta e tij është kolektivizmi, që e thekson ngulitjen e individëve tek një grupim shoqëror, dhe e vë theksin tek nevoja për t’u mbështetur dhe mësuar nga mjedisi shoqëror. Vepra më e rëndësishme mbi individualizmin është shkruar nga psikologu social holandez Gert Hofshtede. Ai zhvilloi një kornizë për të krahasuar kultura të ndryshme përgjatë 6 dimensioneve. Këto të fundit janë: sa individualiste ose kolektive është një shoqëri, sa altruiste është ajo, cilat janë qëndrimet e saj ndaj pushtetit dhe ndryshimit, si përballet me pasigurinë dhe sa mashkullore apo femërore janë vlerat e saj. Brenda këtij kuadri, individualizmi përkundrejt kolektivizmit ka rezultuar të jetë kontrasti më i fuqishëm dhe i vazhdueshëm midis kulturave të ndryshme. Sidoqoftë, sipas shkallës së Hofshtede, Gjermania dhe Italia e sotme janë që të dyja shoqëri individualiste, edhe nëse Britania e Madhe dhe SHBA kryesojnë këtë listë. Ndaj pikëpamja e Johnsonit mbi Italinë dhe Gjermaninë duket se ka ngecur në vitet ‘30.