Lifestyle

“COVID-i i gjatë” shoqërohet me katër sindroma të ndryshme

“COVID-i i gjatë” shoqërohet me katër sindroma të ndryshme

“COVID-i i gjatë” – apo siç njihet ndryshe ndikimi afatgjatë i infeksionit të koronavirusit - mund të ndikojë te njerëzit në katër mënyra të ndryshme, ka bërë të ditur një hulumtim i ri. Dhe kjo do të mund ta shpjegonte arsyen pse disa njerëz vazhdojnë të kenë simptoma, të cilat nuk trajtohen edhe pasi që të konsiderohen si të shëruar nga sëmundja.

Ballafaqimi i gjatë me COVID-19 mund të ketë ndikim të madh psikologjik në jetët e njerëzve, ka treguar po ashtu raporti i Institutit kombëtar britanik për Shëndet Publik.