Lifestyle

5 sekretet e japonezëve për të qenë super të shëndetshëm dhe jetëgjatë

5 sekretet e japonezëve për të qenë super të shëndetshëm dhe jetëgjatë

A keni menduar ndonjëherë pse japonezët janë kaq të dobët, edhe pse hanë kaq shumë oriz? Forma e tyre fizike është rezultat i zakoneve të shëndetshme që ndjekin, duke filluar nga të ushqyerit te aktiviteti fizik. Më poshtë po rendisim 5 sekretet e japonezëve që i bënë që të jenë elegantë, të shëndetshëm dhe jetëgjatë.

Një vakt me perime në të gjitha vaktet– Japonezët hanë shumë oriz dhe karbohidrate të tjera, por gjithmonë i shoqërojnë me një sasi të mirë të perimeve të stinës. Kjo i garanton ata që të ndjehen të ngopur duke ngrënë më pak, dhe duke i siguruar trupit të gjitha lëndët ushqyese që i duhen.