Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të COVID-19.
Kështu shprehen ekspertët të Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas tyre duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) sesa jo duhanpirësit.
Ekspertët e Shëndetësisë thonë se pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive duke e bërë më të vështirë për trupin të luftojë koronavirusin dhe sëmundjet tjera. COVID-19 është një sëmundje infektive që sulmon kryesisht mushkëritë
“Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të COVID-19”, informojnë ekspertët e ISHP-së/ATSH.