Ndryshimet në mënyrën e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës për ata mbi 65 vjeç, që kanë simptomat e para të Alzheimer-it, sipas një hulumtimi nga Universiteti Kombëtar Australian.
Në një artikull të botuar në “Journal of the American Geriatric Society”, studiuesit përshkruan punën e tyre që u përqëndrua në ndryshimet e mënyrës së jetesës, për një semestër të plotë, të 119 personave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Personat, të cilët raportuan se kishin rënie konjitive ose simptoma të lehta në lidhje me sëmundjen Alzheimer, qenë në gjendje ta zmbrapsin atë falë ndryshimeve në mënyrën e jetesës, me ushtrime, një dietë të shëndetshme dhe stërvitje të trurit”, shpjegoi Mitchell McMaster, studiuesi i cili konceptoi programin dhe ndoqi studimin.
Shkencëtarët theksuan se ky studim konfirmoi faktin se, duke bërë disa ndryshime pozitive në mënyrën e jetesës, mund të zvogëlohet rreziku i demencës tek ata që tashmë vuajnë nga rënia konjitive/ANSA.