Lifestyle

Si ta përgatisni çajin e elbit dhe si ta përdorni për shëndetin tuaj

Si ta përgatisni çajin e elbit dhe si ta përdorni për shëndetin tuaj

Elbi është drithi i katërt për nga rëndësia në botë pas grurit, orizit dhe misrit, dhe është po aq i mirë sa tërshëra. Ky drithë ka nivelin më të lartë të proteinave dhe fibrave në krahasim me drithërat e tjerë, nga 17% deri në 30%. Orizi i kafenjtë ka 3.5 për qind fibër, misri 7% fibër dhe gruri 12% fibër. Të mirat e elbit nuk ndalen vetëm tek fibra.

Sipas kërkimeve, krundet e elbit janë tejet të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Imagjinoni sa i rëndësishëm është elbi kur elementët antioksidantë të krundeve të tij janë 20 herë më të larta se te mielli i grurit të përpunuar. Në mjekësinë popullore kineze, elbi përdorej si çaj për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore siç është diarreja, lodhja dhe inflamacioni. Në këtë artikull do të mësoni për përgatitjen e çajit të elbit, përfitimet dhe efektet anësore të tij.