Lifestyle

Maskat mund t’u japin njerëzve imunitet për COVID-19, thonë hulumtuesit

Maskat mund t’u japin njerëzve imunitet për COVID-19, thonë hulumtuesit
Foto: Reuters

Maskat e fytyrës mund t’u japin njerëzve imunitet ndaj COVID-19 dhe të bëjnë që ata të sëmuren më pak nga virusi, thonë hulumtuesit në një nga revistat mjekësore më të respektuara në botë, raporton “Telegraph”.

Publikimi në “New England Journal of Medicine”, flet për një teori të padëshmuar ende, por premtuese, se mbajtja e maskave mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut nga virusi dhe të përkujdeset që një numër i madh i infeksioneve të reja të jetë pa simptome.