Lifestyle

Si funksionon teknologjia për vaksinën kundër COVID-19

Foto: Reuters

Është mesi i ditës dhe hulumtuesit teknikë në një laborator të Londrës sapo kanë filluar shpërndarjen e mostrave të gjakut. Ato janë marrë nga pjesëmarrësit e kolegjit mbretëror, aty ku bëhen testimet për COVID-19.

Ekipi i këtij kolegji po drejtohet nga specialisti i sëmundjeve infektive, profesori Robin Shattock.

Ky ekip deri më tani ka vaksinuar 120 vullnetarë të shëndetshëm dhe do të vazhdojë t’i vaksinojë edhe 200 të tjerë me një vaksinë në fazë eksperimentale. Nëse rezultatet premtuese vazhdojnë, Shattock thotë se do të bëhen edhe mijëra testime të tjera deri në fund të vitit.

“Pra, kjo është pjesë e procesit zbulues. Këtu filluam të zhvillojmë prototipin e parë të vaksinës dhe tani po e shohim vlerësimin e tufës karshi vaksinës, të sigurohemi nëse po e shfaq proteinën sipërfaqësore, që ju e shihni në thumbat, që dalin nga virusi”, ka thënë ai.

Procesi i zhvillimit të prototipave filloi muaj më parë. Hulumtuesit tani kanë një lloj pamjeje se si ta prodhojnë vaksinën.

“Kai (emri i studiuesit), po futet brenda vaksinës, ta kontrollojë nëse tufat e ndryshme po shfaqin proteinën, si e presim ne. Pra, kjo është se si ne e kontrollojmë cilësinë e vaksinës dhe sigurohemi se tufat e ndryshme do të funksionojnë, dhe që janë të sigurta e në kushte të mira”, thotë Shattock.

Ky ekip, sikurse ai e institutit bioteknologjik amerikan “Moderna” dhe kompania farmaceutike gjermane “Curevac” janë duke përdorur për këtë punë mënyra më të reja teknologjike, të quajtur mRNA.

Testime me robotë të sofistikuar

Vaksinat tradicionale përkojnë me tri grupe. Vaksinë e gjallë, apo e zbutur, e cila përmban pjesë të virusit për të nxitur një reagim të fortë të antitrupave. Të tjerat, përdorin një lloj më të dobët të virusit apo vetëm proteina, për ta krijuar reaksionin. Vaksinat ARN jo gjithmonë e përmbajnë virusin, por mRNA-në, që është një molekulë që e udhëzon ARN-në për të prodhuar proteina.

Qëllimi është që kësisoj trupi të nxitet të prodhojë proteinën e virusit, ashtu që sistemi imunitar të vihet në veprim dhe do të krijojë mbrojtje, duke prodhuar antitrupat, të cilët besohet se do ta eliminojnë COVID-19.

Një prej të arriturave më të mëdha në këtë kolegj është prezantimin i një roboti të ri, i cili i bart testet duke i hetuar antitrupat në gjakun e të testuarve.

Hulumtuesja teknike, Jessica O’Hara, ka thënë se njësia është tani e fokusuar për ta rritur numrin, kurse në të kaluarën ata merrnin vetëm një numër të vogël të testimeve.

“Kjo ngase më herët po punonim në testimin e rreth 50 njerëzve, pastaj kemi shkuar në ndoshta 350 njerëz dhe në të ardhmen ndoshta me disa mijëra. Jemi përkushtuar që të bëjmë gjithçka sa më shpejt dhe në mënyrë më efikase. Pra, po punojmë gjatë tërë kohës, nuk mendoj se ndonjëherë kemi qenë më të zënë, por është mirë të jesh i përfshirë”, ka thënë ajo.