Lifestyle

Në Meksikë do të kryhen provat përfundimtare për vaksinat e Kinës dhe SHBA-së për COVID-19

Në Meksikë do të kryhen testimet klinike të fazës përfundimtare për vaksinat e COVID-19 të zhvilluara nga Johnson & Johnson dhe dy kompani kineze, është njoftuar nga Ministria e Jashtme e Meksikës, raporton agjencia Reuters.

Testimet e fazës së tretë te njerëzit të vaksinës së Johnson & Johnson të SHBA-së pritet të fillojnë në pjesën e dytë të shtatorit, siç është njoftuar nga kompania.

Meksika po ashtu do të testojë vaksinat kandidate të prodhuara nga kompanitë kineze CanSino Biologics Inc dhe Walvax Biotechnology Co Ltd.

Më tepër se 150 vaksina po zhvillohen dhe testohen nëpër botë për të parandaluar pandeminë COVID-19, ku 25 janë në testime klinike te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Rusia sot është bërë shteti i parë që ka aprovuar një vaksinë për COVID-19, të cilën e ka emërtuar “Sputnik V” për tregjet e huaja.

Kompania “Johnson & Johnson” ka filluar testimet te njerëzit në SHBA në korrik, pasi ka treguar të dhënat e testimeve te majmunët.

Vaksina eksperimentale e Walvaxit është në fazë të hershme të testimeve në Kinë. Vaksina e CanSino Biologics është tashmë në fazën e testimeve klinike. Në Meksikë janë regjistruar mbi 50 mijë të vdekur nga COVID-19.