Telemjekësia e ka momentin e saj. Gjatë muajve të kaluar, shumë njerëz kanë përdorur thirrjet dhe videot telefonike për të folur me doktorët e tyre. Por, pasi pandemia po lëviz nëpër SHBA dhe përfundimisht do të kalojë në ndonjë kohë, shtrohet pyetja: sa do të zgjasë momenti i saj?
Derisa pacientët përdornin vizitat virtuale mjekësore, për të shmangur vendet e stërmbushura dhe me mundësi të infektimit, siç janë ordinancat e doktorëve apo emergjenca, shumë nga ta tani po u rikthehen vizitave ballë për ballë, në qytetet ku kërcënimi ka kaluar.
Edhe pagesa e shërbimit shëndetësor të telemjekësisë, sidomos pagesa e plotë, mund të jetë e përkohshme.
Mbulimi i kujdesit shëndetësor përmban një varg të gjerë të shërbimeve, të cilat janë të planifikuara të përfundojnë, atëherë kur koronavirusi nuk do të jetë më emergjencë e shëndetit publik. Sigurimet private, të cilat e ndoqën këshillën e Qeverisë federale, mund ta kthejnë pagesën e mjekëve për vizita virtuale, në një pjesë të kostos për vizitë tradicionale, nëse jo diçka tjetër.
Agjencitë e sigurimeve në dilema
Disa nga sigurimet më të mëdha në vend, sikur UnitedHealthcare dhe Anthem, thonë se ata nuk kanë vendosur akoma mes shtatorit ose tetorit, nëse do t’i zgjasin politikat që i kanë krijuar, të cilat kanë lejuar mbulimin e vizitave mjekësore, gjatë krizës me koronavirus.
(Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)