Lifestyle

Rastet pa simptome “mbajnë sasinë e njëjtë të koronavirusit”

Njerëzit që nuk kanë simptome të Covid-19 mund të mbajnë sasi të njëjtë të koronavirusit sikur njerëzit me simptome, sugjeron një studim nga Koreja e Jugut.

Koreja e Jugut identifikoi dhe izoloi edhe rastet asimptomatike nëpërmjet testimit masiv që nga fillimi i marsit.

Ka dëshmi shumë e më shumë që këto raste gjithashtu paraqesin një numër të madh të infektimeve me koronavirus, shkruan BBC.

Por hulumtuesit nuk mund të dëshmonin se sa shumë viruse këto raste mund të transmetojnë tek të tjerët.

Njerëzit me test pozitiv për koronavirus u monitoruan në një qendër trajtimi, duke i lejuar mjekëve që të shikojnë se sa shumë virus mund të detektohej në mostrat e marra nga hunda dhe fyti.

Rezultatet e 1.886 testeve sugjerojnë se njerëzit pa simptome në kohën e testimit, përfshirë edhe ata që e kalojnë sëmundjen pa asnjë simptomë, kanë masën e njëjtë të materialit viral në hundë dhe fyt njëjtë si personat me simptome, transmeton KOHA.

Studimi gjithashtu tregoi se virusi mbetet tek njerëzit pa simptome për periudhë të gjatë kohore.

Koha mesatare nga diagnozimi e deri tek testi negativ ishte 17 dite tek rastet asimptomatike dhe 19.5 ditë tek rastet me simptome.

Në teori, sasia e njëjtë e virusit në hundë dhe fyt do të thotë se mund të infektosh tjetrin me sasinë e njëjtë pavarësisht simptomave.

Rreziqet e infektimit me koronavirus nga kushdo varet nga disa faktorë, tha biologu infektolog Dr Andrew Preston nga Universiteti i Bath.

Kjo përfshinë sa thellë dhe shpejtë merr frymë personi i infektuat, sa afër dhe gjatë jemi me personin, dhe nëse jemi në një ambient të mbyllur ose të hapur, shtoi ai.