Lifestyle

Larja e dhëmbëve ndihmon shëndetin e zemrës

Larja e dhëmbëve ndihmon shëndetin e zemrës

Larja e shpeshtë e dhëmbëve na ndihmon për shëndetin oral gjithashtu edhe për shëndetin e zemrës. Studime e reja të publikuara nga European Journal of Preventive Cardiology, kanë arritur në përfundimin se njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të rrezikuar të kenë probleme kardiake, krahasuar me ata persona që nuk i lajnë rregullisht.

Gjatë një studimi më të thelluar rreth efekteve që jep mosha, apo duhanpirja tek sëmundjet e zemrës, ekspertët zbuluan se ka një lidhje mes larjes së rregullt dhe të shpeshtë të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës.