Lifestyle

Beteja shpresëdhënëse kundër dementisë

Pavarësisht nga mungesa e trajtimeve efektive apo strategjive parandaluese, epidemia e dementisë po shuhet në SHBA dhe Evropë, kanë raportuar shkencëtarët.

Rrezikshmëria, që të zhvillohet dementi te një person gjatë jetës së tij, tani është 13%, më e ulët se që ka qenë në vitin 2010. Niveli i shkallës së shfaqjes për secilën moshë ka rënë gradualisht gjatë çerekut të shekullit të kaluar. Nëse vazhdon kjo prirje, vërejnë autorët e këtij hulumtimi, do të kemi 15 milionë njerëz më pak me dementi në Evropë e Amerikë sesa që janë tash.

Studimi është një nga hulumtimet më definitive që dokumenton një rënie të nivelit të dementisë. Gjetjet e tyre iu kundërpërgjigjen paralajmërimeve të grupeve të avokimit se do të vijë një cunami me sëmundjen e Alzhaimerit, shfaqja më e shpeshtë e sëmundjeve mendore, tha dr. John Morris, drejtues i Qendrës për Plakje në Universitetin e Uashingtonit St. Louis.

Është e saktë se tani ka më shumë njerëz se kurrë që janë të sëmurë mendërisht, por është kështu sepse popullsia është më e moshuar.

Shifra përmirësimi

Të dhënat e gjetjeve të fundit janë “shpresëdhënëse”, tha dr. Morris. “Është një studim i rëndësishëm me një mesazh të fuqishëm. Shpreh se rreziku është i modifikueshëm”.

Hulumtimet në Universitetin e Harvardit në Kembrixh rishikuan të dhënat nga shtatë studime të mëdha me një total prej 49.202 individësh. Studimi përcolli burrat e gratë e moshës 65-vjeçare për të paktën 15 vjet, dhe i përfshinë testet sy më sy dhe, në shumë raste, të dhënat gjenetike, fotografimet e trurit dhe informatat rreth faktorëve të rrezikut të pjesëmarrësve për sëmundje kardiovaskulare.