Çelësat e shtëpisë, kuleta ose çanta, telefoni dhe….. ah, po: maska për fytyrë. Ato janë të bezdisshme për shumë njerëz, por në të njëjtën kohë janë të domosdoshme në përballjen me armikun e padukshëm vrasës. Maskat me material të hollë, por që mund të shpëtojnë jetë janë bërë pjesë e listës së domosdoshme të gjërave që duhet t’i marrim me vete kur dalim nga shtëpia, për miliarda njerëz në botë.
Si virusi
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuonga koha e zbulimit të këpucëve apo të rrobave të brendshme, asnjë pjesë e veshjeve nuk është përhapur më shumë dhe më shpejt sesa maskat e fytyrës. Që nga Melbourni në Mexico City, Beijingu në Bordeaux, duke thyer kështu kufijtë, kulturat, gjeneratat dhe gjinitë me shpejtësinë e njëjtë si përhapja e koronavirusit, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600.000 njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 15 milionë. Si e tillë, sikur edhe shprehitë e tjera të njerëzve, maska është shndërruar në pasqyrë të njerëzimit.
Shumë njerëz, me nivele të ndryshme të përkushtimit, janë adaptuar me sikletin që t’i maskojnë organet e frymëmarrjes si masa të rëndësishme mjekësore me besimin se njerëzit janë të kujdesshëm në esencë dhe të aftë të sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme.
Por prapë ajo çfarë është e qartë nga qëndrimi që disa njerëz kanë kundër përdorimit të maskave, sidomos në shtetet demokratike, është se shumë njerëz nuk pëlqejnë të urdhërohen të bëjnë diçka dhe nuk u besojnë të dhënave shkencore se maskat e ndalojnë kontaminimin.
Që nga koha e shpërthimit të pandemisë COVID-19, Prem Pal, një pjesëtare e lartë e sigurimit në një pallat rezidencial në New Delhi, i ka këshilluar njerëzit ta mbajnë maskën në mënyrën e duhur.
Sfidë e madhe
Madje edhe pesë muaj pas pandemisë, ajo thotë se ende ka njerëz që duhet t’u përkujtohet përdorimi i duhur i maskës. “Disa njerëz e mbulojnë vetëm gojën pa e mbuluar fare hundën, ne i këshillojmë që është e rëndësishme të mbulohet hunda, sepse mosmbulimi i saj mund të jetë edhe më i rrezikshëm”, ka thënë Prem Pal.
Ulja e numrit të rasteve me infeksionin COVID-19 në një qytet me 20 milionë banorë është një sfidë e madhe për autoritetet qeveritare. Bartja e maskave në vende publike është bërë e obligueshme nga qeveria lokale, ndërsa ata që e shkelin këtë masë mund të dënohen me 500 ruple (pak më shumë se 6 dollarë amerikanë për shkeljet e para). Bartja e maskave është rigoroze në Hong-Kong që nga janari.
Qeveria ka shpallur vetëm rregullore për përdorimin e maskave në vende publike, por edhe pa vendosjen e rregullave nga qeveria, shumica absolute e banorëve të Hong-Kongut kanë bartur maska për muaj me radhë.