Drejtori i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e një “befasie tetori”, i pyetur rreth vaksinës.
Një lajm i tillë do të vinte në mes të zgjedhjeve më të pritura presidenciale në SHBA për breza të tërë. Në SHBA ka nisur të hënë fazën e tretë të testimeve për vaksinë ndaj COVID-19, raporton "The Guardian", transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFauci ka thënë se konfirmimi në tetor “sigurisht se është i mundur, nëse kemi numër të madh infeksionesh në ato vende në të cilat kemi lëvizje aktive. Dyshoj, por një gjë e tillë mund të jetë e mundur”.
“Mbase në nëntor, por ka mundësi të ndodhë më herët”, ka thënë ai.