Drejtori i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e një “befasie tetori”, i pyetur rreth vaksinës.
Një lajm i tillë do të vinte në mes të zgjedhjeve më të pritura presidenciale në SHBA për breza të tërë. Në SHBA ka nisur të hënë fazën e tretë të testimeve për vaksinë ndaj COVID-19, raporton "The Guardian", transmeton KOHA.
Fauci ka thënë se konfirmimi në tetor “sigurisht se është i mundur, nëse kemi numër të madh infeksionesh në ato vende në të cilat kemi lëvizje aktive. Dyshoj, por një gjë e tillë mund të jetë e mundur”.
“Mbase në nëntor, por ka mundësi të ndodhë më herët”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Fauci i tregon arsyet pse duhet marrë dozën përforcuese
-
Fauci: Foshnjat dhe të vegjlit mund ta marrin vaksinën anti-COVID nga fillimi i 2022-s
-
Fauci: Mbështes vaksinimin e detyrueshëm të nxënësve
-
Fauci: SHBA-ja mund ta vë nën kontroll pandeminë më 2022
-
Fauci: SHBA-ja nuk do t’i kthehet bllokimit për pandemi