Lifestyle

Gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

 

Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga meshkujt tek femrat. Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.

Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat. Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.