Lifestyle

Koronavirusi mund të bartet përmes klimatizimit, thonë ekspertët

Foto: Reuters / Arkiv

Sistemet e klimatizimit që e ri-qarkullojnë të njëjtin ajër në dhomë, ose duhet të ndalen, ose të përdoren me dritare të hapura, për ta parandaluar bartjen në ajër të koronavirusit, sipas ekspertëve.

Hulumtuesit britanikë kanë thënë se ata që përdorin klimatizim që e ri-qarkullon të njëjtin ajër, janë në rrezik më të madh të infektimit, po qe se ndonjë i infektuar ndodhet në të njëjtën hapësirë.

Sipas gazetës britanike, “Telegraph”, janë dy lloje të klimatizimit – ato që e marrin ajrin nga jashtë dhe e nxjerrin sërish, si dhe ato që riqarkullojnë të njëjtin ajër.

Dr. Shaun Fitzgerald, studiues në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, ka thënë se hapja e një dritareje është mënyra më e mirë e shmangies së rrezikut.