Lifestyle

Me lëng portokalli kundër kancerit e presionit të lartë të gjakut

Me lëng portokalli kundër kancerit e presionit të lartë të gjakut

Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin.

Në bazë të studimeve që janë bërë, fruti i portokallit rezulton i pasur me substanca që veprojnë kundër qelizave kancerogjene dhe luftojnë presionin e lartë të gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij. Hesperidina është një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban fruti i portokallit pasi kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak. Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frut veprojnë si antioksidues.