Paris, 29 qershor - Shkencëtarët francezë kanë identifikuar një virus të ri në një spital në periferi të Parisit, duke përdorur të njëjtën teknologji si atë me të cilën u zbulua koronavirusi, shkruan Index.hr, transmeton Koha.net.
Ndonëse shkencëtarët thonë se nuk ka arsye për shqetësim, se ky virus i ri do të shkaktojë krizë shëndetësore si Covid-19, opinioni megjithatë nuk është indiferent.
Virusi u zbulua te një grua 58 vjeçe, e cila vdiq nga encefalitisi dhe u quajt “Cristoli virus”, sipas paralagjes parisienë ku ai u identifikua. Gruaja që vdiq vuante nga një varg sëmundjesh
Pohohet se këtë virus e shpërndajnë mushkonjat, transmeton Koha.net.