Fëmijët të cilët janë tekanjoz, kryesisht të identifikuar me karakteristikat e zemërimit dhe lëkundjet në disponim, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë raporte jo të shëndetshme me ushqimin dhe shprehi jo të mira të ngrënies.
Kështu u bë e ditur përmes një studimi të fundit të kyer nga hulumtuesit në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Norvegji.
Temperamenti shpesh karakterizohet me shfaqjen e nervozave te fëmijët, por ka kuptim shumë më të thellë. Temperamenti është mënyra fundamentale e fëmijës për t’u përballur me ambientin që e rrethon si dhe veten, transmeton Koha. Gjithashtu, mund të vlerësohet si pararendëse e asaj që quhet personalitet tek të rriturit.
Prandaj, studimi i fundit tregon se karakteristikat e fëmijës po ashtu luajnë rol në zhvillimin e shprehive të ushqyerjes. Sipas gjetjeve të tyre, fëmijët të cilët nervozohen shpejt dhe kanë lëvzje të vazhdueshme të disponimit, janë më të rrezikuar për t’u ushqyer joshëndetshëm, dhe kështu përfundojnë duke pasur probleme me mbipeshën.
Me kalimin e kohës, këta fëmijë mund të krijojnë lidhje emocionale me ushqimin, çka i bënë të hanë më shumë se që duhet dhe vetëm ngase kanë qasje te ushqimi, ose edhe fillojnë të përzgjedhin në ushqim.
Fëmijët me temperament gjithashtu mund të fillojnë të hanë më pak kur ndihen të trishtuar, frikësuar, shqetësuar apo nervoz.
Shprehitë e këqija të ushqyerjes mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve, sepse këto shprehi mund të trashëgohen. Prandaj, është shumë me rëndësi që prindërit t’i kushtojnë vëmendje të madhe temperamentit të fëmijës, si dhe të punojnë shumë me ta për t’iu krijuar shprehi të mira të ushqyerjes.
Kjo mund të jetë pak më e vështirë për prindërit e fëmijëve tekanjoz, pasi ata përballen me sfida më negative dhe ndryshime të vazhdueshme të disponimit të tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.