Rrallimi i flokëve është kur njeriu pëson humbje të vogël apo mesatare të flokëve, për një periudhë të zgjatur kohore.
Flokët tuaja humbin vëllimin dhe kështu shfaqen disa zona më të rralla të flokëve në kokë.
Kjo është brengë e shumicës së njerëzve në botë, prandaj kompani të ndryshme ofrojnë trajtime për këtë problem.
Dihet se faktorë të shumtë kontribuojnë në rrallimin e flokëve. Gjendjet mjekësore, gjenetika dhe procesi i plakjes, janë disa prej faktorëve kryesorë të identifikuar. Sidoqoftë, shumica nuk janë në dijeni që edhe dieta juaj e përditshme, luan rol të madh në humbjen e vëllimit të flokëve, transmeton Koha.
Në një artikull të fundit të postuar në portalet britanike, u bë e ditur se mungesa ose masa e tepërt e cila lëndëve ushqyese, mund të ketë lidhje me rrallimin e flokëve.
Çfarë është “Mangësia Ushqyese”?
Mangësia ushqyese ose mosushqyerja është kur trupi juaj nuk merr mjaftueshëm vitamina dhe minerale, të cilat i nevojiten për një funksion normal. Mund të imagjinohet se mosushqyerja ndodhë vetëm në vendet e varfra të botës, por në fakt do të befasoheni me faktin se shumicës së dietave tradicionale të cilat praktikohen në masë të madhe, u mungojnë lëndë të caktuara ushqyese.
Disa prej lëndëve ushqyese mungesa e së cilave lidhet me rrallimin e flokëve janë:
Hekuri
Mungesa e hekurit në ushqim është shumë e zakonshme. Ushqimet e pasura me hekur janë, mishi i lopës, mëlçia e pulës dhe sardelet. Ndryshe nga ajo që besohet, vegjetarianët nuk janë të rrezikuar nga mungesa e hekurit nëse dietat e tyre janë të balancuara mirë me një porcion të arsyeshëm të drithërave, bimëve bishtajore dhe arrave.
Gratë janë më të prirura për të pasur mungesë të hekurit në organizëm, për shkak të humbjes së tepërt gjakut gjatë ciklit menstrual.
Pra, hekuri është i domosdoshëm në procesin e rritjes së qelizave. Kur kemi nivele të ulëta të hekurit në gjak, gjëndrat e flokëve mund të mos rriten në mënyrë efektive, dhe sasia e qimeve të cilat i humbim natyrshëm gjatë ditës e tejkalon normën me të cilën flokët rriten.
Vitamina A
Vitaminën A mund të gjejmë natyrshëm në burime të shumta të ushqimit si, perimet, vezët dhe peshku. Kjo vitaminë është e rëndësishme në rritjet e qelizave në trup.
Në përgjithësi, nëse mbani dieta tradicionale, rreziku i mungesës së vitaminës A është tejet i vogël.
Bazuar në hulumtimet e fundit, nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për ta vërtetuar se mungesa e vitaminës A, shkakton rrallim të flokut. Por, sasia e tepruar e kësaj vitamine në organizëm, mundet të qoje deri te ky problem.
Besohet se sasia e tepruar e vitaminës A bënë që gjëndrat e flokëve ta arrijnë më shpejtë fundin e procesit të rritjes, dhe kështu flokët bien më shpejtë se shkalla me të cilën trupi juaj i prodhon ato.
Vitamina D
Vitamina e diellit apo vitamina D është unike në kuptimin se vepron ngjashëm me hormone. Aktualisht, hulumtuesit e kanë gjetur një lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe “Alopecia Areata”, një çrregullim i cili shkakton krijimin e disa pjesëve tullace në kokë.
Vitamina D i inkurajon gjëndrat e flokëve që të rriten dhe mungesa e saj në organizëm mund të ketë ndikim negative në vëllimi e flokëve tuaja.
Një mënyrë natyrale për ta marrë dozën ditore të vitaminës D është qëndrimi nën rrezet e diellit në natyrë, për të paktën 10-30 minuta, e përcjellë me një dietë të përbërë nga, peshku, e verdha e vezëve, kërpudhat dhe djathi.
Gjatë muajve të ftohtë të dimrit kur nuk ka shumë diell, duhet ta konsideroni konsumimin e vitaminës D përmes produkteve laboratorike, të sugjeruara nga mjekët.
Sidoqoftë, preferohet që të gjithë personat që vuajnë nga rrallimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm i flokëve, të konsultohen me mjekët dhe dermatologët, për metoda të duhura të trajtimit.