Lifestyle

Cili është sekreti i liderëve nga fusha të ndryshme për arritje të suksesit?

Sekretet e njerëz shumë të suksesshëm për shumë kohë kanë qenë burim i interesit për pjesën tjetër të popullatës.

Derisa ne dalim nga shtëpia pesë minuta me vonesë, të stresuar me një pamje të lodhur pas një nate të gjatë dhe pa u bërë tërësisht gati, njerëzit e suksesshëm e fillojnë ditën në qetësi dhe e vazhdojnë atë në mënyrë shumë efikase, transmeton Koha.

Suksesi vjen në forma të ndryshme. Disa njerëz janë të suksesshëm në krijimin e ndryshimeve shoqërore, disa të tjerë posedojnë pasuri të madhe. Por, çka është interesante, është fakti se liderët nga fusha të ndryshme, që të gjithë posedojnë kualitete të ngjashme në jetë.

Këto janë disa shprehi në mentalitetin e njerëzve të suksesshëm, të cilat i kanë të përbashkëta me njëri-tjetrin.

1. Janë persona me vetëbesim

Të jesh person me vetëbesim dhe që i përballon situatat me lehtësi, është një kapacitet individual i cili të përgatit të adaptohesh apo ta marrësh veten nga stresi.

Gjithashtu është me rëndësi të jesh i aftë në vendimmarrje. Njerëzit e suksesshëm kryesisht janë të drejtpërdrejt dhe të saktë në komunikimin me të tjerët. Nëse njerëzit e tjerë bëjnë kërkesa të paarsyeshme dhe joreale, ata janë të gatshëm t’iu tregojnë se si ndihen dhe t’i refuzojnë ato kërkesa.

Përveç këtyre, liderët e suksesshëm kanë besim në aftësitë e tyre dhe qëndrojnë të qartë përballë çfarëdo rrethane apo sfide.

2. Zgjohen herët në mëngjes

Zgjimi nga gjumi për të shkruar në punë, mund të jetë një prej pjesëve më të mundimshme, por kur konsiderojmë që disa prej njerëzve më të suksesshëm në planet e fillojnë ditën në orët e hershme të mëngjesit, atëherë e kuptojmë se kjo është në favorin tonë.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Apple”, Tim Cook, e fillon ditën në ora 3:45 të mëngjesit, kryeredaktorja e revistës “Vogue”, Anna Wintour, fillon të luaj tenis në orën 5.45 të mëngjesit dhe biznesmeni, Richard Branson, e vë alarmin rreth orës 5:00 të mëngjesit për të ushtruar dhe për të kaluar kohë me familjen.

3. I përfundojnë punët e mëdha me mëngjes

Sipas të dhënave të ruajtura nga djali i tij, shkrimtari Charles Dickens (që i ka shkruar së paku 23 libra gjatë jetës së tij) ishte zgjuar me agimin e diellit, kishte ngrënë mëngjes në ora 8:00, dhe kishte shkruar në studion e tij pa ndërprerë dhe pa u penguar, nga ora 9:00 deri në orën 14:00. Pse? Sepse ka qenë në dijeni që puna në orët e hershme të ditës, është më produktive.

4. Bëjnë pauza të drekës

Të jesh i mirë në punën që e bënë nuk kërkon të punosh për kohë të gjatë. Njerëzit e suksesshëm në fakt janë jashtëzakonisht efikas, dhe dinë si të punojnë në mënyrë të zgjuar dhe jo ta mundojnë veten. Ata që punojnë me orar të gjatë, zakonisht përfundojnë të mbingarkuar.

5. E fillojnë ditën pa stres

Çfarë kanë të përbashkët yjet, Jennifer Aniston, Madonna dhe Clint Eastwood? Që të gjithë e fillojnë ditën duke e praktikuar meditimin. Kjo është një mënyrë e mirë për ta ushqyer mendjen dhe trupin me energji pozitive, çka ndihmon në reduktimin e stresit, përmirësimin e mendimeve kreative dhe lirimin e ankthit.

6. Relaksohen dhe e marrin veten shpejtë

Koha larg botës digjitale është kritike në gjetjen e balancit të një jete të shëndetshme në punë, dhe të gjithë udhëheqësit e suksesshëm të bizneseve janë efikas në praktikimin e largimit nga mjetet teknologjike, si dhe në caktimin e kohës në orarin e tyre të ngjeshur, për të pushuar, relaksuar dhe për ta rimarrë veten.