Lifestyle

Sa kohë duhet për shërim nga koronavirusi

Sa kohë duhet për shërim nga koronavirusi

COVID-19 u shfaq vetëm në fund të vitit 2019, por tashmë ka shenja se mund të marrë goxha shumë kohë për disa pacientë para se ta marrin plotësisht veten. Koha e shërimit të plotë varet nga shkala e sëmundjes në rend të parë. Disa njerëz do të kenë më shumë telashe, por ka të tjerë që po e rimarrin veten shpejt.

Mosha, gjinia dhe çështjet e tjera shëndetësore krejt bashkë ndikojnë në ngritjen e rrezikut që sëmundja të bëhet edhe më serioze për pacientin me COVID-19. Sa më shumë që trajtoheni me sa më shumë ilaçe, natyrisht se edhe efektet e tyre do të jenë më jetëgjata.