Lifestyle

Vitamina A – thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve

Vitamina A – thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzënisë.

Rekomandohet që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë. Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët 300 deri në 600 mikrogramë në ditë.