Lifestyle

Optimizëm se vaksina kundër COVID-19 mund të vijë shumë shpejt

Optimizëm se vaksina kundër COVID-19 mund të vijë shumë shpejt

Testet fillestare në minj për një vaksinë potenciale kundër COVID-19, vaksinë kjo e dhënë përmes një bandazhi sa maja e gishtërinjve, kanë treguar se mund të nxis një reagim imunitar kundër koronavirusit të ri në nivele që mund të parandalojnë infeksionin, thanë shkencëtarët amerikanë të enjten.

Shkencëtarët në mbarë botën po punojnë në zhvillimin e një trajtimi apo vaksine potenciale kundër sëmundjes që ka lënë të vdekur gati 50 mijë persona dhe ka infektuar gati 1 milion të tjerë për vetëm pak muaj, raporton Reuters.