Lifestyle

Udhëzimi i OBSH-së si të ushqeheni shëndetshëm në periudhën e karantinës

Udhëzimi i OBSH-së si të ushqeheni shëndetshëm në periudhën e karantinës

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues se si njerëzit duhet të ushqehen në ditët e karantinës.

Njerëzit po nxitohen të bëjnë blerje të te tepërta në të gjithë Rajonin Evropian të OBSH-së. Blerjet e nisura nga paniku mund të kenë pasoja negative, të tilla si rritje të çmimeve, superfurnizime të panevojshme dhe shpërndarje e pabarabartë e produkteve. OBSH këshillon përdorimin e ulët të kripës dhe sheqerit në këtë periudhe dhe gjithashtu konsumin e rezervave që tashmë janë në shtëpi dhe që mund të prishen.