Lifestyle

Të rinjtë s’janë të pathyeshëm nga koronavirusi, paralajmëron OBSH-ja

Të rinjtë s’janë të pathyeshëm nga koronavirusi, paralajmëron OBSH-ja

Të rinjtë nuk janë imunë ndaj koronavirusit dhe duhet të shmangin shoqërimin e komunikimin me të moshuarit, apo njerëzit më të ndjeshëm, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Zgjedhjet që bëhen nga të rinjtë janë “dallimi mes jetës dhe vdekjes së dikujt tjetër”, ka thënë drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.