Lifestyle

Menaxhimi i frikës së fëmijëve nga koronavirusi

Foto: Reuters/ Ilustrim

Paniku që ka shkaktuar koronavirusi është i dukshëm në vend.

Në shumicën e hapësirave publike vërehet frekuentimi gjithnjë e më i paktë i qytetarëve, me përjashtim të parqeve të qytetit.

E kur flasim për shqetësimin që ngjall paniku nga një virus i tillë, janë fëmijët mosha më e ndjeshme që lehtësisht mund të ballafaqohen me ankth nga informacionet e vazhdueshme lidhur me virusin COVID-19.

Se duhet bërë seleksionimi i informacionit që prindërit t’ua japin fëmijëve lidhur me virusin e thotë psikologia Rrezarta Sadiku, raporton SOT në KTV.

Sipas psikologes, prindërit luajnë rol kyç në menaxhimin e frikës së fëmijëve ndaj viruseve të tilla, duke kaluar kohë të vyeshme me ta.

Kureshtjen e fëmijëve ndaj ngjarjeve të tilla, varësisht nga mosha, prindërit duhet ta mbajnë larg, sipas Rrezarta Sadikut.

Aktivitetet e ndryshme, lojërat atraktive e leximi janë disa nga format e shmangies së frikës së fëmijëve nga situata si kjo.