Lifestyle

 Vlerat më të forta i përfitoni nëse brokolin e hani të pagatuar

 Vlerat më të forta i përfitoni nëse brokolin e hani të pagatuar

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin. Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit. Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin.

Rekomandimi i shumë dietologëve është që brokolit të konsumohen të gatuara shumë pak ose aspak. Në rastin e fundit, lulet e brokolit pastrohen mirë, ndahen në pjesëza të vogla, marinohen me vaj ulliri, kripë e lëng limoni dhe konsumohen në formën e sallatës. Në këtë rast bëni kujdes që të konsumoni jo sasi të mëdha të tyre veçanërisht për personat që kanë probleme me stomakun dhe tretjen.