Lifestyle

OBSH-ja paralajmëron se edhe fëmijët mund të preken “rëndë” nga koronavirusi

OBSH-ja paralajmëron se edhe fëmijët mund të preken “rëndë” nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se prindërit duhet t’i përgatisin fëmijët e tyre për t’u mbrojtur kundër COVID-19, pasi një studim i ri tregoi se bebet dhe fëmijët ka raste kur mund të zhvillojnë simptoma të rëndë.

Një studim i ri ka treguar se disa fëmijë në Kinë kanë zhvilluar sëmundje të rëndë apo kritike dhe një fëmijë ka vdekur, ka thënë dr. Maria Van Kerkhove, shefe e njësitit të OBSH-së për sëmundje në zhvillim dhe e zoonozës, në një konferencë për media të mërkurën. “Ajo për çfarë kemi nevojë të përgatitemi është mundësia që edhe fëmijët mund të përjetojnë sëmundje të rëndë”, raporton CNBC-ja.