Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Toka, një “botë prej uji” rreth 3 miliardë vjet më parë

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se Toka ka qenë e mbuluar me një oqean “global”, i cili e kishte shndërruar planetin në një “botë prej uji”, më shumë se 3 miliardë vjet më parë.

Të dhënat kimike të kësaj ishin dalluar në një copëz të mbetur nga një oqean i lashtë, të cilat tregojnë se planeti dikur ishte pa kontinente, që janë masat më të mëdha të tokës në planetin Tokë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po qe se këto gjetje konfirmohen edhe me punimet e ardhshme, atëherë ato do t’i ndihmojnë studiuesit që t’i konkretizojnë teoritë e tyre ku dhe si u shfaqën shenjat e para të jetës njëqelizore në Tokë, si dhe cilat botë të tjera mund të jenë të banueshme.

“Një Tokë e hershme pa shfaqjen e kontinenteve mund t’i ketë ngjasuar një ‘bote prej uji’, e kjo gjë ofron një përmbajtje të rëndësishme mjedisore mbi origjinën dhe evolucionin e jetës në Tokë, si dhe për ekzistencën e saj të mundshme diku tjetër”, kanë shkruar shkencëtarët për revistën shkencore “Nature Geoscience”.

Boswell Wing nga universiteti i Kolorados “Boulder”, dhe ish-studenti i tij i studimeve postdoktorate, Benjamin Johnson, tani në Universitetin shtetëror të Iowas, e kanë iniciuar një projekt për të siguruar bazë të re për rikthimin e debatit mbi atë se si mund të jetë dukur Toka në kohët e lashta... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)