Lifestyle

Shërohet personi i dytë i infektuar me HIV

Foto: New York Times
 

Adam Castillejo është bërë personi i dytë në botë që është shëruar nga virusi HIV, kanë njoftuar mjekët, raporton BBC-ja.

Sipas revistës shkencore “Lancet HIV”, Castillejo nuk e ka më këtë virus shkatërrues në organizëm edhe pas 30 muajve, qëkur ka ndërprerë terapinë anti-virusale.