Lifestyle

Pesë gabimet që i bëjmë gjatë përdorimit të maskave për fytyrë

Për pamje sa më të mirë të lëkurës, shumica e grave përdorin maska fytyre. Ato janë të thjeshta për përdorim, derisa në të njëjtën kohë efekti i tyre është i shpejtë. Për ta përdorur maskën, nuk ka nevojë për ndonjë shkathtësi të veçantë, ndonëse duhet pasur parasysh disa rregulla.

Gabimi i parë: Nuk merret parasysh lloji i lëkurës

Para se ta përgatisni maskën, duhet që ta dini saktësisht llojin e lëkurës suaj. Për shembull, maska ushqyese shkakton efekt të kundërt tek lëkura e kombinuar dhe e yndyrshme, derisa përdoret për lëkurë të thatë.

Gabimi i dytë: Maskën e përdorni çdo ditë

Duhet pasur parasysh se pastrimi i lëkurës dhe maskat mund të përdoren vetëm një deri në dy herë në javë. Nëse nuk merret parasysh ky rregull, atëherë një gjë e tillë ndikon tek balansi i lëkurës. E tërë kjo shkakton irritim lëkure. Megjithatë, maskat hidratuese mund të përdoren pa kufizime. Me rëndësi është të vihet në një shtresë të butë.

Gabimi i tretë: Nuk e pastroni lëkurën para vënies së maskës

Secili trajtim do të duhej të fillonte me pastrimin e lëkurës. Vetëm në atë rast, përbërësit aktiv të maskës mund të depërtojnë thellë në lëkurë dhe të kenë efekt.

Gabimi i katërt: E mbani maskën më shumë sesa që duhet

Lexojini gjithnjë udhëzimet para përdorimit dhe mos e mbani maskën më gjatë sesa që shkruan.

Gabimi i pestë: E vini maskën në lëkurën rreth syve

Zona rreth syve është tejet delikate dhe lyps kujdes të veçantë. Maskat e fytyrës janë tejet të forta për këtë zonë dhe asaj duhet shmangur.