Lifestyle

Si t’i shëroni thembrat e plasaritura?

Një paciente 56 vjeçe i kërkonte mjekut këshilla si t’i shërojë thembrat e plasaritur, ndërsa ajo merr këtë përgjigje:

Mund të kurohen me lëngun e limonit. Vetitë e veta acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme në vendin e thembrave të çara. Preni limonin në dysh dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara dhe thara. Një gotë me mjaltë e vendosni në një legen me ujë dhe e përzieni. Pastaj, i futni këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe i fërkoni këmbët lehtas.

Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe të çara. Një banane e pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar. Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë. Këto janë disa nga mënyrat që mund të përdorni.