Lifestyle

Koronavirusi vë në pah rritjen e shpejtë të industrisë së vaksinave

Foto: Getty Images

Shpërthimi i koronavirusit ka kthyer vëmendjen kah rritja e shpejtë e industrisë së vaksinave.

Tregu i vaksinave ka shënuar rritje gjashtëfish në dy dekadat e fundit, në vlerë më shumë se 35 miliardë dollarësh sot, sipas “AB Bernstein”. Kompania ka thënë se industria është konsoliduar në katër tregtarët kryesorë që zënë rreth 85 për qind të tregut – prodhuesin britanik “GlaxoSmithKline”, kompania farmaceutike franceze “Sanofi” dhe amerikanet “Merck” dhe “Pfizer”.

“Për çdo dollar të investuar në vaksinim, në 94 shtetet e botës me të hyra të ulëta, rikthimi neto është 44 dollarë”, ka thënë Wimal Kapadia, analist në “Bernstein”. “

Këto kompani kanë kërcyer në garën për koronavirusin, duke punuar në vaksinën apo programet e ilaçeve. Një vaksinë kundër koronavirusit duket larg, me ekspertët që kanë thënë se nuk presin që një e mirë të dalë në publik deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“Sanofi” është duke punuar me qeverinë amerikane për të zhvilluar një vaksinë të re, ndërsa “GlaxoSmithKline” ka thënë këtë muaj se po punon për një program të veçantë.

Biznesi i “Merckit” në vitin 2019 gjeneroi 8.4 miliardë dollarë, ndërsa për “Pfizerin” biznesi ka qenë më i stagnuar viteve të fundit.