Lifestyle

Shqipëria shënohet me të kuqe në hartën e epidemisë së gripit në Evropë

Shqipëria shënohet me të kuqe në hartën e epidemisë së gripit në Evropë

Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të përhapjes së viruseve të gripit në Evropë.

Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë sikundër dhe tre shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu. Institucionet tona shëndetësore kanë raportuar se virusi A me dy nëntipet e tij Ah1N1 dhe Ah3N2 dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi. Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore.