Qeveria e Finlandës ka njoftuar se prindërit do t’i gëzojnë të drejtat e barabarta për pushim, në mënyrë që baballarët të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.
Pushimi i paguar do të rritet në 14 muaj të kombinuar, i cili i bie të jetë 164 ditë për prind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFinlanda ka njoftuar se dëshiron të “promovojë mirëqenien dhe barazinë gjinore”, përcjell Koha.net.
Ministri i Shëndetësisë dhe i Çështjeve Sociale, Aino-Kaisa Pekonen, ka thënë se kjo reformë ka për qëllim forcimin e marrëdhënies së prindërve. Sipas sistemit aktual në Finlandë, pushimi i lehonisë është katër muaj, ndërsa baballarëve u jepet dy muaj, derisa fëmija mbush dy vjeç.
Për më tepër, pushimi prindëror për gjashtë muaj mund të ndahet.
Secili prind do të merrte pushim prej 6.6 muajsh (164 ditë nën sistemin e përfitimeve të javës gjashtë-ditore në Finlandë) dhe gratë shtatzëna do të merrnin një shtesë për një muaj.