Lifestyle

Ushqimet që ju bëjnë të dukeni më të rinj

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet që ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka te shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave tumorale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret edhe si hidratues për lëkurën, e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje, mund ta mbrojë edhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj radikalët e lirë. Gjithashtu, ky produkt është i pasur me polifenolë, që ndihmon në parandalimin e diabetit, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër, këto substanca arrijnë të ruajnë përqindjen e kolagjenit në trup, që është proteina e cila mbron lëkurën.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu, salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden te çokollata e zezë janë më të fortë se ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu, flavonoidët që gjenden te çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet

Perimet janë të mbushura me substanca të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë, të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ndaj diellit dhe radikalet e lira, të cilët ndikojnë te plakja e lëkurës. Perimet gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon te prodhimi i kolagjenit.

Farat e linit

Farat e linit nëse konsumohen shpesh arrijnë t’i japin organizmit lignane që ndihmon në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.

Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët janë madje më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut.

Avokadot

Avokadot janë të pasura me fibër të shëndetshme dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu, konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar.