Lifestyle

Komisioni Evropian shqyrton ndalimin e shfrytëzimit të paketimeve plastike

Komisioni Evropian, është duke shqyrtuar ndalimin e shfrytëzimit të qeseve të plastikës. Për këtë shkak po përgatiten kërkesa të reja ndaj prodhuesve.

"Është një hap me rëndësi, të ndalohen paketimet me plastikë", ka thënë komisari i BE-së për mjedis, Virginius Sinkeviqisu në një intervistë për mediumin gjerman “Die Welt”, transemton Koha.net.

Ligji i ri i BE-së, për plastikën një përdorimëshe, kërcënon tregun 10 miliardë dollarësh. Polipropileni dhe polistireni, më së shumti janë ekspozuar ndaj plastikës, ka bërë të ditur “Bloomberg”.

Direktiva për përdorim të plastikës me të cilën ndalohet paketimi i prodhimeve, si, shtesat për supë, mjetet higjienike për vesh, apo disa lloj enësh, është sjell vitin e kaluar.

Komisoni Evropian po shqyrton idenë për t`i obliguar prodhuesit e prodhimeve të gomës apo kozmetikës ta zvogëlojnë ndjeshëm prezencën e mikroplastikës në këto prodhime.

"Mikroplastika është në agjendën tonë. Deri në fund të vitit do ta kemi një listë të hollësishme të prodhimeve, të cilat përmbajnë mikroplastikë, apo e shfrytëzojnë atë”, ka bërë të ditur Sinkeviqius.